KRONIKËSTAR CHANNEL
Kanosi një shtetase duke i hedhur fishekë në oborrin e banesës, procedohet 41-vjeçari në Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Zhupan.
Sipas policisë, ai dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetase dhe e ka kanosur atë duke i hedhur në oborrin e banesës disa fishekë arme zjarri, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




