AKTUALITET

Kaos në portin e Vlorës, nuk ka parkim për mjetet që do të largohen me traget drejt Brindisit


3/4 e hapësirës së portit është bllokuar nga punimet për ndërtimin e Resortit privat, hapësira e mbetur nuk mjafton për qëndrimin e automjeteve që do largohen me traget drejt Brindisit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Punonjësit e Portit të Vlorës pa njoftim bllokojnë hyrjen në port duke shkaktuar kaos jashtë ambientit të Portit. Sipas tyre, edhe pse nuk ka asnjë vendim të mëhershëm, udhëtarët duhet të bëjnë chekin më herët e më pas të hyjnë në port.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata dhe bllokim të qarkullimit jo vetëm në rrugën e Portit por edhe në rrugën “Kosova”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Udhëtarët janë të paqartë për procedurën pasi edhe nëse për të hyrë duhet chekin sërish nuk dinë ku ta kryejnë teksa gjenden në rrugë dhe jashtë ambienteve të Portit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Fluksi i udhëtarëve që mbërrijnë në Vlorë me anë të lundrimit detar vazhdon të rritet. Mijëra udhëtarë cdo ditë me tragetet e linjës Vlorë -Brindisi. Mbi 3500 udhëtar kanë hyrë sot në port dhe mbi 700 automjete. Ndërsa kanë dalë rreth 1500 udhëtarë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button