POLITIKË

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës


Partia Socialiste ka kërkuar që të përjashtohen nga Kuvendi 26 deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ditën e sotme shkaktuan kaos në Kuvend, duke bërë kështu që të anulohen punimet e Kuvendit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Bëhet me dije se është mbledhur pak momente më parë Komisioni i Etikës dhe po shqyrton kërkesën për përjashtimin nga Kuvendid për disa ditë të 26 deputetëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo është hera e parë që kërkohet që një numër kaq i lartë deputetësh nga opozita të përjashtohen nga Parlamenti, duke bërë kështu që më shumë se gjysma e deputetëve të opozitës të mbeten jashtë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kujtojmë që deputetët e PD ditën e sotme ende pa filluar zyrtarisht seanca shkuan dhe zunë karriget e ministrave, e madje duke i përmbysur disa. Ky ishte një veprim i paralajmëruar pasi më herët kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi tha se nuk do lejojnë që seancat të zhvillohen normalisht, pasi sipas tyre PS po u mohon të drejtat.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button