KRONIKËSTAR CHANNEL

Kapen mbi 96 kg marijuanë në Igumenicë, dyshohet se u trafikuan nga Saranda

Një tjetër ngarkesë e madhe me lëndë narkotike është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke në Igumenicë, pranë kufirit greko-shqiptar. Bëhet fjalë për rastin e dytë të kapjes së një sasie të konsiderueshme droge në këtë zonë brenda tetë ditëve të fundit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas autoriteteve greke, gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, oficerët e Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Igumenicë ndaluan një automjet privat të marrë me qira. Në timon ndodhej një grua greke, 61 vjeçe, me origjinë nga Moschato e Athinës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 90 pako me gjithsej 96 kilogramë e 74 gramë marijuanë, si dhe 5.21 gramë kokainë, një sasi të vogël hashashi të llojit “çokollatë”, 100 euro dhe dy telefona celularë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas dyshimeve të hetuesve grekë, sasia e drogës mund të jetë trafikuar nga zona e Sarandës, duke kaluar përmes fshatrave të Bashkisë Konispol. Vetëm tetë ditë më parë, në zonën e Nea Selefkias në Igumenicë, u sekuestruan rreth 110 kilogramë marijuanë, të cilat dyshohet se kishin hyrë në territorin grek nga fshati Çiflik i Konispolit. Në atë operacion u arrestua një shtetas turk.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, policia greke ka njoftuar homologët shqiptarë për të dyja rastet, konkretisht Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë. Si pasojë, Policia Kufitare e Sarandës ka ngritur grupe kontrolli përgjatë kufirit të gjelbër dhe në zonat detare, për të identifikuar autorët e mundshëm të trafikimit.

Autoritetet dyshojnë se linjat e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë janë riaktivizuar. Sipas të dhënave të publikuara, vetëm gjatë 10 muajve të fundit në Igumenicë janë sekuestruar rreth 540 kilogramë lëndë narkotike. Në një prej rasteve, droga u zbulua në një skaf që u fundos, ndërsa drejtuesi i tij, një shtetas nga Saranda, u arrestua.

Riaktivizim i trafikut të drogës është konstatuar edhe në zonat e Janinës, Kosturit dhe Selanikut. Sipas autoriteteve greke, në këto rajone, së bashku me sasinë e kapur në Igumenicë, gjatë 10 muajve të fundit janë sekuestruar rreth 1.2 ton marijuanë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button