AKTUALITETKRONIKË

Kapet 30-vjeçari në Vlorë, bashkëpunëtor në kultivimin e 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër.


Shërbimet e Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Rauf Hoxhaj, 30 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Forest”. Ky shtetas akuzohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 320 bimëve narkotike në fshatin Trevllazër.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në vijim të kontrolleve të intensifikuara bazuar në informacione operative për vendndodhjen e Hoxhajt, i cili kërkohej nga autoritetet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e tij. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të, që prej datës 2 tetor 2024.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hoxhaj akuzohet se, në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë muajit qershor në kuadër të operacionit “Forest”, ka kultivuar një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike në fshatin Trevllazër. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝

Related Articles

Back to top button