KRONIKËSTAR CHANNEL

Kapet në Athinë i shumëkërkuari shqiptar Jani Alia, i dënuar me burgim të përjetshëm

Në një operacion të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, i koduar “IN TIME”, është arrestuar në Athinë shtetasi Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Departamenti i Policisë Kriminale në Shqipëri, pas një pune intensive hetimore dhe sigurimit të informacionit për vendndodhjen e tij, bashkëpunoi ngushtë me autoritetet greke për finalizimin e këtij operacioni.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Policia Greke, në bazë të të dhënave të siguruara nga Interpol Tirana, arriti të vërë në pranga të shumëkërkuarin. Aktualisht, po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin sipas vendimit të dhënë nga autoritetet gjyqësore shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Policia e Shtetit rikonfirmon angazhimin për të çuar përpara luftën kundër krimit të organizuar dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button