AKTUALITETKRONIKË

Kapet në Gjermani Vladimir Kola, njeriu që “vrau” Briken Sanajn në 2022-n


Arrestohet në Gjermani njëri nga personat e kërkuar për vrasjen e 40 vjeçarit Briken Sanaj, në nëntor të vitit të 2022 në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia e Shtetit njofton se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai akuzohet për veprat penale plagosje me pasoje vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armëmbajtje pa leje, eksplozivë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga DVP Tiranë dhe shkëmbimin e tyre në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar “Versus”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në kuadër të këtij operacioni, është lokalizuar në qytetin Gelsenkirchen, Gjermani, dhe është arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar V.(V.) K., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datë 23.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, shtetasi V.(V.) K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S”, njofton policia.

NGJARJA TE Kodra e Diellit

Ne 2022, rreth ores 22:50 tek Kodra e Diellit, Vladimir Kola në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar për vdekje Briken Sanajn.

Fillimisht u raportua se 39-vjeçarit i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë.

Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

Më 1 shkurt 2023 Policia e Kosovës do te arrestonte 49 vjeçarin Gjelosh Krasniqi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Sanajt.

Sipas hetimeve të Policisë shqiptare, dyshohet se shtetasit Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni ishin dy personat që kanë siguruar makinën tip Benz të përdorur nga Vladimir Kola në kryerjne e vrasjes.

Sipas hetimeve ka rezultuar se personi që e ka futur në kufi makinën me datën 24 nëntor për ta sjellë në Shqipëri, është pikërisht Gjelosh Krasniqi.

Më këtë automjet Vladimir Kola e ka ndjekur mbrëmjen e 30 nëntorit, viktimën Briken Sanaj. Pas atentatit automjeti është djekur në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës.

Për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim Kened Antoni dhe vrasësi i dyshuar Vladimir Kola, i arrestuar kete te merkure.

Ekzekutimi i Briken Sanajt ndodhi poshtë banesës së tij, në rezidencën Kodra e Diellit sapo ai po kthehej nga qyteti i Lezhës.

Sapo 40 vjeçari ka parkuar makinën një person i maskuar që dyshohet të jetë i riu Vladimir Kola, ka hapur zjarr dhe më pas është larguar.

Briken Sanaj dyshohet se u vra për një plagosje të kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio Alias, Renato Sanaj. Sipas policisë në ato kohë në Lezhë, Renato qëlloi dhe plagosi rëndë Gentian Kolën, në Lezhë.

Related Articles

Back to top button