BOTASTAR CHANNEL

Kapet në Peru koka e trafikut shqiptar që drejtonte rrjetin e k*kainës drejt Europës

Autoritetet peruane kanë arrestuar shtetasin shqiptar Maglent Dybeli në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës. Ai dyshohet si financues dhe drejtues i një bande kriminale që merrej me grumbullimin dhe eksportin e kokainës drejt Evropës. Sipas hetimeve, Dybeli përdorte identitet të rremë me shtetësi italiane për të fshehur aktivitetin e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë operacionit në Callao, policia arrestoi edhe disa bashkëpunëtorë dhe sekuestroi 98 pako me kokainë. Hetimet zbuluan një rrjet të organizuar që përfshinte transportin e drogës nga zona të ndryshme, si dhe koordinimin me grupe në Kolumbi për të siguruar eksportin nga portet kryesore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas raporteve ndërkombëtare, rrjetet kriminale shqiptare dhe ballkanike janë aktive në Amerikën Latine që nga fundi i viteve ’90, duke bashkëpunuar me prodhues dhe kartele lokale. Këto grupe luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregut evropian me kokainë, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button