Kategoria e Parë/ Besa përmbys Apoloninë në Fier, fitojnë Flamurtari dhe Kukësi
Kategoria e Parë ose thënë ndryshe niveli i dytë i futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të gjashtë.
Në “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia vendase humbi 1-2 kundër Besës.
Fierakët kaluan të parët në avantazh me golin e Topit në minutën e 17-të, para se Mazrekaj të barazonte në të 30 minutë.
Në fundin e lojës, konkretisht në shtesën e tretë ishte mbrojtësi Goxhaj që shënoi për Besën për përmbysjen 1-2 dhe vendin e parë në klasifikim.
Tri pikë edhe për Burrelin që falë sukesit 1-0 kundër Lushnjës u ritkhye te fitorja.
Në Vlorë, Flamurtari mundi pastër 2-0 Valbonën.
Kukësi fitoi në shtëpi 1-0 me Korabin, ndërsa Vora me një gol mposhti Pogradecin.
Java e gjashtë mbyllet nesër në orën 16:00 me Erzeni – Kastrioti.
Kategoria e Parë, java 6:
E shtunë, 28 shtator 2024
Apolonia 1-2 Besa
Burreli 1-0 Lushnja
Flamurtari 2-0 Valbona
Kukësi 1-0 Korabi
Vora 1-0 Pogradeci
E diel 16:00 Erzeni – Kastrioti