SPORTSTAR CHANNEL

Kategoria e Parë/ Kukësi fiton me përmbysje ndaj Apolonisë, Lushnja triumfon kundër Kastriotit

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri nisi këtë të shtunë me raundin e 14-të, aty ku nuk munguan surprizat.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia vendase u mposht 2-3 nga Kukësi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Trifoni kaloi në epërsi vendasit në minutën e 4-t, ndërsa Sadiq barazoi pas pak sekondash.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Duhej dopieta e Hasaj në minutat 40-të dhe 60-të që Kukësi të mbyllte llogaritë, teksa Hebeja në fund shënoi golin e dytë për fierakët.

Dy humbje radhazi për fierakët.

Në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, vendasit fituan 2-0 kundër Kastriotit me golat e Kacanollit dhe Kamissoko.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Fundi solli dy kartona të kuq, Meta për vendasit dhe Hodo për miqtë.

Ndërkohë Burreli dhe Korabi u ndanë 0-0, ndërsa Erzeni dhe Valbona barazuan 1-1.

Kjo javë e Kategorisë së Parë mbyllet të hënën me ndeshjet Besa – Pogradeci dhe Vora – Flamurtari.

Kategoria e Parë, java 14-të:

E shtunë, 30 nëntor 2024

Apolonia 2-3 Kukësi

Burreli 0-0 Korabi

Erzeni 1-1 Valbona

Lushnja 2-0 Kastrioti

E hënë, 02 dhjetor 2024

13:30 Besa – Pogradeci

13:30  Vora – Flamurtari

Related Articles

Back to top button