Katy Perry ndan emocionet e udhëtimit hapësinor: Kuptova magjinë e Tokës ku jetojmë

Ylli i pop-it Katy Perry ka dhënë një intervistë ekskluzive, ku ndau të gjitha emocionet të atyre 11 minutave në hapësirë. Intervista e këngëtares u transmetua drejtpërsëdrejti në “Faqja 4” në ABC News.
“Emocion i papërshkrueshëm. Kuptova magjinë e Tokës ku jetojmë”, tha Katy Perry.
Para se të hipte në kapsulë dhe të shkëputej nga Toka, ajo mbajti një margaritë në qiell dhe e mbajti me vete përgjatë gjithë udhëtimit. Ndërsa pasagjerët po linin hapësirën dhe po fillonin zbritjen e tyre, Perry filloi të këndonte What a Wonderful World nga Louis Armstrong.
E pyetur pse e zgjodhi të këndonte pikërisht atë këngë, ajo thotë:
“Unë e kam mbuluar atë këngë në të kaluarën dhe padyshim që vetja ime më e lartë është gjithmonë duke drejtuar anije. Unë mendoj se nuk ka të bëjë me mua apo për mua që të këndoj këngët e mia, por ka të bëjë me një energji kolektive atje. Ka të bëjë me këtë botë të mrekullueshme që ne shohim aty jashtë dhe e vlerësojmë atë.”
Këngëtarja 40-vjeçare shkoi në hapësirë bashkë me të fejuarën e miliarderit Jeff Bezos, Lauren Sanchez, inxhinieren Aisha Bowe, gazetaren Gayle King, producenten Kerianne Flynn dhe aktivisten Amanda Nguyen.
Katy Perry bëhet kështu ylli i parë i pop-it që eksploron hapësirën. Në fakt ngjarja e madhe dhe shumë e rëndësishme e kësaj të hëne, është një moment historik. Kjo është hera e parë që një ekuipazh vetëm me gra eksploron hapësirën, që prej vitit prej vitit 1963 kur astronautja ruse Valentina Tereshkova shkoi vetëm në hapësirë.
Katy Perry dhe 6 gratë e tjera udhëtuar përreth 11 minuta në hapësirë me raketën e Jeff Bezos. Mediat e huaja treguan drejtpërsëdrejti pamjet e uljes së suksesshme të raketës dhe kthimit të 6 grave përsëri në Tokë.