FASHIONFIERI YNË TVLIFESTYLE & SHOWBIZ

Keisi Hoxhaj, 10 vjeçarja fierake që po shkëlqen në botën e modelimit dhe muzikës në Angli


Në epokën digjitale të kohëve moderne, edhe fëmijët kanë gjetur rrugën e tyre drejt dëshirave dhe mundësive për ti realizuar ato. Një shembull i kësaj përpjekje është Keisi Hoxhaj, një vogëlushe fierake vetëm 10 vjeçe, e cila po ndjek rrugën e suksesit në botën e modelimit, aktrimit dhe muzikës në Angli, ku ajo jeton prej disa vitesh.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Keisi ka shfaqur pasion dhe një talent të rrallë jashtëzakonisht të madh për moshën e saj. Në bashkëpunim me Agjensinë “The blue room Manchester”, ajo ka mundur të realizojë ëndrrat e saj në fushën e modelimit. Fotografitë e saj të bukura dhe prezenca e saj natyrale para kamerës tregojnë vetëbesim dhe një personalitet të veçantë në paraqitjet e saj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ajo ka marrë pjesë me sukses në konkursin “Mis & Mister Children Albania”në qytetin e Fierit me perfaqesuese Albana Çakshirin duke arritur të tërheqë vëmendjen me paraqitjen e saj. Për më tepër, ajo në tetor është përzgjedhur nga organizatorja e eventeve për fëmijë në Shqipëri, Albana Çakshiri, për të përfaqësuar Shqipërinë në një konkurs të rëndësishëm në Turqi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Përveç modelimit, Keisi ka treguar interes edhe në muzikë. Ajo është duke punuar për krijimin e këngëve të para dhe shumë shpejt do të nxjerrë këngën e saj të parë në Turqi, falë mbështetjes së Albana Çukos.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ky hapi i ri në rrugën e saj tregon një dimension tjetër të talentit të saj dhe dëshirën për të shprehur ndjenjat dhe historitë e saj nëpërmjet melodisë.

Historia e Keisi Hoxhaj është një shembull frymëzues për të gjithë ata që ndjekin pasionin e tyre, pavarësisht moshës së tyre dhe tregon se ëndrrat mund të bëhen realitet nëse kemi vullnetin dhe përkushtimin për t’i arritur ato.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button