POLITIKËSTAR CHANNEL

“Kemi fituar 9 zgjedhje”, Rama në Poliçan: Më 11 maj fitorja e dhjetë. Populli është top, këneta e sëmurë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Poliçan ku zhvilloi takimin e radhës për zgjedhjet e 11 majit. 

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Kryeministri tha në fjalën e tij se po kërkon fitoren e dhjetë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Më tej tha se 11 maji është koha e duhur për t’u ndarë nga e shkuara.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Rama: Duam të rihapim kombinatin në kushtet kur Europa është e interesuar për pika prodhimi ushtarake, e kemi rifilluar këtë proces.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kemi bërë shumë zgjedhje së bashku. Kemi fituar 9. Kjo do jetë fitorja e dhjetë. Pa asnjë diskutim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Edhe sondazhisti i Donald Trump, që është kontraktuar nga tv shqiptar na nxori në një avantazh domethënës.

Keni parë se po të jetë puna për politikë një të marrësh nga turma ta çosh në studio është 1000 më mirë si analistë se ata atje. Rrinin edhe thoshin si ka mundësi.

Kjo tregon se ky popull është i sëmurë. Të sëmurët janë ata.

Populli është top. Nuk është thjesht fitorja aritmetike që ka rëndësi.

Por ka rëndësi që shqiptarët të bashkohen sa më shumë si në marsin e 1992, kur u votua PD.

Jo se ishin të gjithë me PD, por ishte koha për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.

Mos e harroni janë qindra vjet që fati i këtij kombi është i lidhur me Europën nga heroi ynë Skënderbeu.

Related Articles

Back to top button