LIFESTYLE & SHOWBIZ

Këngëtari Ermal Meta ka rrëqethur me reagimin e bërë pas ngjarjes tronditëse në Palermo, ku 7 djem përdhunuan në grup një vajzë 19-vjeçare…


Këngëtari Ermal Meta ka ngjallur polemika me reagimin e bërë pas ngjarjes tronditëse në Palermo, ku 7 djem përdhunuan në grup një vajzë 19-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përmes një mesazhi në Twitter, Meta iu drejtua agresorëve me një gjuhë të ashpër, duke u uruar të njëjtin fat në qelitë e vuajtjes së dënimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Atje në burg, nëse shkoni ndonjëherë atje, uroj që secili prej jush qentë të përfundojë nën 100 ujqër që të kuptoni se çfarë është përdhunimi”- shkruan Meta.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Mesazhi i ashpër është një ndër reagimet më të fundit prej këngëtarit Ermal Meta në Twitter për historinë e përdhunimit në grup të ndodhur në Palermo. Çka vjen në referencë të qartë për mesazhet e shkëmbyera nga të dyshuarit pas abuzimit, ku thuhej “ishim njëqind qen mbi një mace”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Abuzimi i të resë daton në 7 korrikun e kaluar, ndërkaq hetimet nisën pas denoncimit të viktimës.

Guvernatori Schifani kërkoj dënim maksimal për agresorët duke theksuar se: “Përgjegjësit duhet të paguajnë. Dënimi duhet të kryhet pa zbritje. Qarku është i gatshëm të bëjë padi civile”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në foto: Të rinjtë që përdhunuan 19-vjeçaren në Palermo

Related Articles

Back to top button