AKTUALITETART & KULTURSTAR CHANNEL

“Kërcimi i Dashurisë” mbledh mbi 100 të rinj nga e gjithë Shqipëria në Teatrin “Bylis” të Fierit

Fier – Për dy net radhazi, Teatri “Bylis” mirëpriti artdashësit në një spektakël të jashtëzakonshëm me rastin e festës së Shën Valentinit. Edicioni i 9-të i konkursit “Kërcimi i Dashurisë” solli në skenë 100 të rinj të apasionuar pas kërcimit dhe muzikës, të cilët dhuruan një performancë magjike për publikun.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Çmimin e parë e mer shkolla “Flatrat e Dijes”, Fier. Çmimin e dytë e mer “Star Dance Academy”, Vlorë. Çmimin e tretë shkon për të rinjtë e gjimnazit “Janaq Kilica” Fier.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas organizatores Adriana Mile, këtë vit gara u shtri në nivel kombëtar, duke tërhequr pjesëmarrës nga Fier, Vlorë, Krujë, Tiranë dhe Elbasan. Ndryshe nga edicionet e kaluara, ku konkurronin kryesisht gjimnazistë fierakë, këtë herë spektakli përfshiu talente nga e gjithë Shqipëria. Konkurrentët, ndonëse jo profesionistë, iu nënshtruan një trajnimi intensiv 40-ditor nga koreografët më të njohur të qytetit, për t’u ngjitur në skenë si artistë të vërtetë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Finalja u ndoq me entuziazëm nga qindra spektatorë që mbushën sallën e Teatrit “Bylis”, duke krijuar një atmosferë elektrizuese. Juria, e përbërë nga emra të njohur të koreografisë shqiptare, ndau 10 çmime individuale dhe 3 çmime të mëdha, të cilat u fituan jo vetëm nga të rinjtë fierakë, por edhe nga pjesëmarrës nga qytete të tjera.

“Kërcimi i Dashurisë” vazhdon të jetë një traditë e bukur artistike, që jo vetëm promovon talentet e reja, por edhe afron të rinjtë me artin dhe kulturën./fieriweb.com

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button