AKTUALITET
Kërkesa e Fredi Belerit për lirimin me kusht shtyhet për në 2 shtator
Fier, 31 Korrik 2024 – Kërkesa e Fredi Belerit për lirimin me kusht është shtyrë përsëri për datën 2 shtator. Sipas avokatit Geni Gjyzari, Drejtoria e Burgjeve ka dorëzuar më në fund raportin për Belerin. Gjyzari ka deklaruar se burgjet janë në varësi të kryeministrit, i cili, për shkak të frikës nga zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Himarë, ka urdhëruar që Beleri të mos lirohet.
Seanca është shtyrë gjithashtu për shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarit Alfred Konomi. Avokati Gjyzari ka shprehur keqardhje që Beleri do të vazhdojë të vuajë dënimin deri në kthimin e gjyqtarit. Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 2 shtator.