KRONIKËSTAR CHANNEL

Këshilli Bashkiak i Fierit “pro” Reformës Territoriale 2.0, 27 vota pro dhe 4 kundër

Këshilli Bashkiak i Fierit ka miratuar me shumicë votash vijimin e procesit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 dhe hapjen e procedurave të konsultimit publik.

Sipas vendimit të përcjellë për Kryesinë e Kuvendit, kryetarin e Kuvendit dhe grupin e deputetëve propozues, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u regjistruan 27 vota pro dhe 4 kundër.

Reklama në FieriWeb - “”

Në dokument theksohet se shumica e këshillit, e përbërë nga këshilltarë të Partisë Socialiste (PS), Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe PDIU-së, ka mbështetur vijimin e procesit të reformës.

Këshilli Bashkiak i Fierit shprehet në favor të riorganizimit territorial dhe uljes së numrit të bashkive, duke argumentuar se një strukturë e re mund të rrisë eficiencën administrative dhe të forcojë rolin e Fierit si qendër rajonale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Megjithatë, mbështetja shoqërohet me disa kërkesa. Këshilli kërkon që gjatë hartimit të reformës të garantohet përfaqësimi proporcional i njësive përbërëse, duke përfshirë edhe zonat urbane dhe rurale.

Një tjetër kërkesë lidhet me decentralizimin financiar dhe administrativ. Sipas dokumentit, reforma nuk duhet të kufizohet vetëm në ndryshimin e hartës administrative, por duhet të shoqërohet me më shumë autonomi financiare, transferim kompetencash dhe digjitalizim të shërbimeve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në dokument përmendet gjithashtu mundësia e bashkimit të Fierit me Patosin apo zona të tjera, çështje për të cilën Këshilli kërkon garanci lidhur me përfaqësimin dhe peshën demografike të territorit.

Këshilli Bashkiak ka ngarkuar Komisionin e Ekonomisë dhe Komisionin e Ligjeve për të vijuar punën teknike dhe për të organizuar dëgjesa publike në njësitë administrative. Pas përfundimit të procesit të konsultimit, Këshilli pritet të përcjellë në Kuvend amendamentet dhe sugjerimet e tij.

Reklama në FieriWeb

Dokumenti mban firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Fier, Melsi Bogdani.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button