AKTUALITET

“Këta të shezllongjeve na e kanë sjellë në majë të hundës”/ Rama: S’ka më leje për plazhe private për beach baret e restorantet, do kthehen publike! Marrin vetëm hotelet! Bashkitë shezllone me çmim tavan


Kryeministri Edi Rama njoftoi reformën për ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Këtë herë vëmendja do të jetë tek plazhet publike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Por çfarë parashikon kjo reformë?

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Lejet e plazhit do të jepen vetëm për hotelet. Lejet për beach bare apo për ristorante do të jepen pa lejen për të vendosur shezllone përpara lokalit duke mos lejuar në këtë mënyrë hapësirat për plazhe publike. Gjithashtu bashkitë do të marrin hapësira e të vendosin çadra dhe shezllone me çmim tavan të detyruar e të përballueshëm për qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Çfarë paralajmëroi Rama?

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë shezllonet përvecse se ata kanë hotele, bëri të ditur Rama sot në podcastin e tij.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridic apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.

Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.

Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa”, tha Rama. 

“Këta të shezllongjeve na e kanë sjellë në

Bashkitë do menaxhojnë hapësira plazhi me çmim tavan

Vec plazhit publik, hapësira plazhi do të marrin bashkitë të cilat do të vendosin shezllone e ngrenë çadra me një çmim tavan të detyruar

“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar. E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara që bashkitë ta administrojnë. Lezha është model se është polic ai kryetari i bashkisë së Lezhës (Shënim:. Shakaja është gjysma e së vërtetës. 

Është e rëndësishme që dy pensionistë të kenë mundësi të shkojnë në Vlorë, Velipojë, apo Shëngjin të shkojnë e të rrinë me një cmim shumë të arsyeshëm. Të kenë mundësi njerëzit të rrinë me çadrat e tyre, dhe ata të paguajnë një shumë minimale se duhet për  të pastruar ajo shuma.

Duhet çliruar komplet ajo mushkëri e detit dhe e rërës nga të gjithë insektet që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto, dhe të tjera e të tjera do të sjellin rritjen cilësore, që natyrisht do të bëhet shumë domethënëse kur këto investime të mëdha që janë rrugës të shqiptarëve, amerikanëve, arabëve, europianëve të fillojnë të hapin dyert për të dhënë shërbimin e nivelit më të lartë.

Të gjitha nivelet e popullsive duhet të kenë korsinë e tyre por nuk mund të shkohet në ekstrem, as në njërën as në tjetrën. Nuk mund ti mbyllim derën e turistëve me çantë në krah por duhet të kombinojmë shumë gjëra” tha Rama.      

Pse kjo reformë?

“Këtë vit turizmi sa i takon numrave ka qenë i kënaqshëm, por problematikë është vënë re tek mungesa e plazheve publike, dhe shezllonet e vendosura nga private të cilat ishin me cmime shumë të larta. Prandaj vëmendja do i kushtohet cilësisë.

Të vijë ai klienti që këta e presin duhet të investojnë më shumë tek njerëzit që janë aty brenda që i presin sesa tek gipsi e tavanet. Që të vijnë ata duhet patjetër të ndryshojë mënyra si ne organizohemi në nivelin e qeverisjes vendore të agjencive tona. U krijua një volum i madh dhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone.

Ata shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit”, u shpreh Rama.

Podkasti: “Dy patronazhistë të Shqipërisë turistike”

“Këta të shezllongjeve na e kanë sjellë në

Në episodin e parë të sezonit të tretë, të podkastit “Flasim” kryeminstri Edi Rama kishte të ftuar 2 personazhe të rëndësishme në fushën e turizmit. Gladiolën, të cilës pasi përfundoi studimet në Austri iu deshën disa vite të hynte në tregun e zhvillimit të turizmit. Rama i cilësoi ata si “dy patronazhistë të Shqipërisë turistike”.

“Dy protagonistë, në një farë mënyre gjysëm veteranë të historisë së rënies dhe pastaj shkëlqimit të turizmit në Shqipëri. Nga njëra anë Eltoni dhe nga ana tjetër Gladiola, dy qytetarë të një vendi që vijë nga dy eksperienca krejt të ndryshme në fushën e turizmit, por që kanë të përbashkët faktin që të dy kanë studiuar jashtë, për tu kthyer dhe filluar të ecin duke i hyrë detit në këmbë deri në momentin kur u hap qielli dhe tanimë gjendemi jo përballë të panjohurës, nëse do të bëhet ndonjëherë apo jo ky vend, apo do të ketë apo nuk do të ketë turizëm, ashtu si] e meriton ky vend. Por përballë sfidave të tjera, që janë sfida të një vendi që ka hyrë në një ligë tjetër, e po përballet edhe me çfarë sjell ky transformim. Që sjell të mira padiskutim, por edhe probleme që duhen adresuar”, u shpreh kryeministri.

Faktikisht, theksoi ai, një nga problemet që bëhet gjithmonë e më i mprehtë është problem i cilësisë së kapitalit njerëzor, që ka në fushën e turizmit, të trajnimit profesional, të cilësisë profesionale të aftësimit të atyre që kontribuojnë në të gjithë zinxhirin e mikpritjes. Duke nisur nga ata që presin në recepsion.

“Shumëkujt mund të thotë: çfarë trajnimi mund ti duhet atij që rri e pret njerëz e duke vazhduar me të gjithë, pa harruar asnjëherë kamarierët që janë edhe kartëvizita e çdo hoteli apo restoranti, kontakti i parë i kujtdo që hyn aty e ulet për të shijuar ushqimin. Dhe me menaxherët, e gjithë pjesët e tjera të sistemit”, shprehet kryeministri.

Ndërkohë, Gladiola tregon fillimet e saj, për të mbërritur aty ku është ngjitur sot, në një trajnuese të sipërmarrësve në fushën e turizmit por edhe të bijve e bijave të tyre, ata që do të trashëgojnë bizneset.

“Kur u ktheva në vitin 2003 nga Austria hapa nje Akademi për trajnim në hoteleri-turizëm. E kuptova që jam në fushpn e gabuar. U riktheva 10 vite më parë, hapa Akademinë e Mikpritjes së Turizmit, ku ofroj trajnime profesionale. Ndjeva që është momenti dhe realisht nuk është se kisha kapitale të mëdha. Kisha thjesht dëshirën. Kisha një punë ekstra dhe paratë që merrja nga paga ime do t’i investoja. E ndjeja që ishte momenti, vija e formuar por është edhe pasioni që e kupton kur është momenti për të nisur”,theksoi ajo.

Gladiola tregon se e kishte nisur me trajnimin e kamarierëve, por nga pikëpamja e biznesit po dilte jashtë tregut.

“Sot trajnoj sipërmarrësit dhe trajnoj duke i kritikuar ata, qoftë për cilësinë e shërbimit, mangësinë e njerëzve që janë në treg apo edhe cilësinë e turistit që vjen. Ndodhi që kam 6 vite që trajnoj sipërmarrësit dhe kryesisht drejtuesit e lartë të hoteleri-turizmit. Më pas ata kërkojnë trajnimin e stafit në mënyrë që bizneset e tyre të jenë të qëndrueshme”, tregon Gladiola.

Ndërsa Eltoni e ka nisur në këmbë, e ka vazhduar në këmbë, duke krijuar një sipërmarrje të vogël “Albanian Trip” për të shoqëruar turistët nëpër pika të ndryshme dhe në një farë mënyre për t’i treguar jashtë situatave komplet jo turistike urbane të kësaj kohe se përtej kaosit ka një vend të magjishëm.

“Me përjashtim të periudhës së COVID-19, nga momenti i parë që kam nisur në 2008 kam punuar “me të dy këmbët”. Në ‘95 isha i trajnuar nga një program i USAID-it. Në vitin 2000 shkova në Zvicër por kuptova që dielli ndrit e nxeh veç në Shqip[ri. U ktheva me idenë për të ngritur një agjenci turistike. Pas kësaj u hodha në ëndrrën time të madhe atë të udhërrëfyesit dhe nga 2008-ta, më kujtohet shumë mirë, kisha 3 amerikanë klientët e parë, ku fitova 500 dollarë që dukeshin një arritje fantastike. Nga ai moment e më pas e kam parë interesin për Shqipërinë, diku në pezull deri nga fundi i viteve 2000 dhe pas vitit 2010 nisi të rritej”, tregon Eltoni.

Kryeministri Edi Rama foli dhe për investimet në infrastrukturën e vendit, ku theksoi se ajo i shërben zhvillimit të turizmit më së shumti, i cili konsiderohet eksport.

“Turizmi konsiderohet eksport. Ti nuk e merr mallin ta çosh jashtë, por merr konsumatorin nga jashtë e sjell këtu”, tha Rama.

Eltoni dhe Gladiola shprehen se është i nevojshëm lobimi për të marrë turistë përgjatë gjithë vitit.

Kryeministri informoi se shumë shpejt pritet të fillojmë ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Korçës.

“Së shpejti do të fillojmë resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh serioz nga Austria. Arkitektë janë austriak, autorë të resorteve më të famshme të Austrisë dhe Zvicrës”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button