AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Këtu çdo gjë shkon vaj”… Por kamerat nuk i duan! – Pse e tremb Poliklinikën e Fierit prania e medias?

Një incident i papërshtatshëm për një institucion publik është regjistruar ditën e sotme në ambientet e Poliklinikës së Fierit, ku një grup gazetarësh janë përballur me qëndrim armiqësor dhe pengesa nga disa punonjës të këtij institucioni, pavarësisht se ishin të pajisur me leje zyrtare nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gazetarët ndodheshin aty me qëllimin për të realizuar një material informues mbi ndikimin e temperaturave të larta në shëndetin e qytetarëve – një çështje me interes publik, sidomos në kulmin e vapës së verës. Por në vend të bashkëpunimit, ata u përballën me sjellje ofenduese, arrogancë dhe komente përçmuese nga disa infermierë dhe punonjës të poliklinikës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Disa prej punonjësve shkuan deri aty sa të diktonin gazetarëve se ku duhet të shkonin dhe çfarë të raportonin, duke u shprehur se “këtu çdo gjë shkon vaj”, si të ishin zëdhënës të institucionit dhe jo shërbyes të shëndetit publik.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nuk është hera e parë që media përballet me pengesa në Spitalin dhe Poliklinikën e Fierit. Këto episode vënë në pikëpyetje qasjen e këtij institucioni ndaj transparencës dhe llogaridhënies publike.

Reklama në FieriWeb

Në një kohë kur qytetarët kanë të drejtë të informohen mbi cilësinë e shërbimeve publike që financojnë me taksat e tyre, refuzimi i bashkëpunimit me median ngre pikëpyetje serioze: Çfarë ka për të fshehur ky institucion?

Transparenca nuk është privilegj, por detyrim ligjor dhe moral i çdo institucioni publik. Prania e medias nuk duhet të përjetohet si kërcënim, por si mundësi për të treguar përkushtim, etikë dhe profesionalizëm.-FIERIWEB.COM

Related Articles

Back to top button