AKTUALITET
Kim përlotet në fjalimin e lamtumirës: Do të largohem nga këtu me një shpresë më të madhe për tokën e shqiponjave, me respektin e thellë për traditën dhe kulturën tuaj!
Yuri Kim ka dhënë sot një fjalim të lamtumirës si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri. Ajo madje ndau dhe një ndjesi personale që kishte krijuar me vendin tonë.
“Përvoja këtu më ka ndryshuar në shumë mënyra të ndryshme, do të largohem me respektin e thellë për historinë tuaj, traditë tuaj, këmbënguljen tuaj, me mirënjohjen tuaj. Do të largohem me simpatinë dhe padurimin tuaj për një të ardhme më të mirë, do të largohem nga këtu me një shpresë më të madhe për tokën e shqiponjave. Ndihem shumë e emocionuar, shumë faleminderit”, tha Kim.