Kishte shkuar për vizitë te tezja, e reja nga Divjaka që u përplas për vdekje në stacionin e autobusit në Greqi
Një 21-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht paraditen e sotme (1 prill) në fshatin Patrida Veria, në Greqi teksa ishte duke pritur autobusin në stacion.
21-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, u mor nga autoambulanca e EKAV-it dhe u dërgua e plagosur rëndë në Spitalin e Verisë, ku humbi jetën pak minuta më vonë.
E reja nuk jetonte në atë fshat, por kishte shkuar për të takuar tezen e saj, pasi kjo e fundit ishte sëmura dhe do të bëhej operim.
Burri i tezës së 21 vjeçares shprehur se ata janë të tronditur nga ngjarje dhe nuk e dinë se si ka ndodhur aksidenti.
“Unë nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë jetoj këtu dhe ajo erdhi për të takuar tezen e vet, gruan time. Gruaja do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time, ndërsa mbesën e lash në shtëpi me dy djemtë e mi”- tha ai për Newsit.gr.
Fakti tronditës është se sipas tij, kur ai i kishte sugjeruar në mëngjes që të shkonin bashkë në spital, ajo i kishte kërkuar që të rrinte dhe ca dhe të vinte me autobusin që fëmijët shkonin në shkollë.
Ai po ashtu ka bërë me dije se 21 vjeçarja, e cila pati atë fat tragjik, studionte për infermieri. panorama.com.al