BOTAKRONIKË

Kjo është Suela Saliaj, 32-vjeçarja e cila u vra nga ish-burri në Florida


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Florida ku 34-vjeçari Renato Muhaj vrau ish-gruan dhe rrëmbeu vajzën e tyre 8 vjeçe për disa orë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

34-vjeçari për motive që ende nuk janë zbuluar ka vrarë në banesë ish gruan Suela Saliaj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Suela, 32-vjeçe me origjinë nga Mallakastra, punonte si bankiere në SHBA dhe ishte nëna e një vajze të mitur 8 vjeçe. Në profilin e saj në Linkedin, Suela liston një sërë aftësish të saj, ndërkohë që ka më shumë se 5 vite eksperiencë në shërbimin e klientit në banka. Ajo jetonte prej vitesh në SHBA dhe bashk me të kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

32-vjeçarja u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari Renato Muhaj që rrëmbeu vajzën 8 vjeçe u arrestua disa orë më vonë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mediat amerikane raportuan se 34-vjeçari fillimisht ka goditur dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë për vrasjen e kryer.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Renato Muhaj  akuzohet për  vrasjes të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

Suela Saliaj, nene e nje vajze 8 vjeçare e cila u vra nga ish-burri ne Florida

Related Articles

Back to top button