“Klithma” e 1 Qershorit/ E mitura tentohet të rrëmbehet me forcë nga makina, gjyqtarja Majlinda Dogga refuzon urdhrin e mbrojtjes
Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, mirëpo e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, por ka bërë të kundërtën.
Fëmijët anë e mbanë botës kanë festuar sot 1 Qershorin, teksa shumë organizata kanë bërë thirrje për më shumë mbrojtje dhe siguri për ta.
Shqipëria është një ndër ato shtete ku siguria e fëmijëve është thuajse inekzistente edhe kjo për faj të autoriteteve dhe kamikazëve në drejtësi.
Një ngjarje e tepër e rëndë është shënuar pak ditë më parë në kryeqytet, pasi një vajzë është tentuar të rrëmbehet nga duart e babait të saj.
Për të qenë më të saktë. Një qytetari, me inicialet Aldor N. i është bërë pritë nga familjarët e ish-bashkëshortes së tij, të cilët kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën nga dritarja e makinës. Ka qenë tezja e vajzës, shtetasja me inicialet Dea K., e cila siç shihet dhe në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, në momentin që makina e zotërisë në fjalë ka qendruar në hyrjen e garazhit, rrëmben vajzën nga sedilja e pasme dhe tenton të largohet.
Plani ka qenë i mirëmenduar, pasi “BMW”-së i është bllokuar rruga nga pas dhe zonja në fjalë, e ndihmuar dhe nga dikush tjetër, do kishte ikur bashkë me fëmijën, nëse nuk do kishte reaguar në kohë zotëria, i cili ka arritur ta rikthejë në automjet vajzën.
Pas ngjarjes, Aldor N., i është drejtuar gjykatës, ku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, pasi sipas tij, ndihet i kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëshortes. Ai ka paraqitur si provë edhe videon në fjalë, por gjyqtarja Majlinda Dogga ka mbyllur sytë para pamjeve dhe e ka rrëzuar kërkesën e tij me një vendim skandaloz të marrë ditën e sotme.
Sot që është 1 qershori bëhet thirrje për më shumë mbrojtje për fëmijët. Sot të gjithë janë sensibilizuar për t’u bërë bashkë për të vegjlit, mirëpo e vetmja që ka bërë të kundërtën është Majlinda Dogga. Sot që kjo gjyqtare duhej të merrte një vendim pro mbrojtjes së fëmijëve, ka bërë të kundërtën.
Por duket se kjo gjyqtare e ka të rrugës një veprim të tillë. Për fajin e saj, në vitin 2017 u vra gjyqtarja Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj. Ishte Majlinda Dogga, e cila pushoi çështjen e urdhër-mbrojtjes më datë 7 prill të vitit 2015, pasi vetë Hafizi nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore. Hafizi e kishte bërë kërkesën për urdhër-mbrojtje që më 24 mars dhe gjyqtarja e shqyrton pas gati dy javësh dhe e mbylli rastin duke sjellë më pas dhe vrasjen e saj.
Por, si duket, kjo gjyqtare nuk merrka mësim nga gabimet e së shkuarës. Një jetë u mor për shkak të mungesës së urdhrit të mbrojtjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me një fëmijë. Sot ajo vajzë duhej të festonte 1 qershorin si shumë fëmijë të tjerë, por është rrezikuar. Fëmijët nuk mund të vuajnë pasojat e një sistemi të tillë. Shteti duhet të veprojë me ligje dhe rregulla. Nuk mund të ndodhë në vitin 2024, që të tentohet të merret me forcë një fëmijë dhe gjyqtares i duket normale./ Marrë me shkurtime nga Pamfleti/