BOTAKURIOZITETE

Koka e vrasësit më të frikshëm në Evropë mbahet në solucion nga shkencëtarë e një universiteti 


Me një pamje po aq freskët sa ditën që u ekzekutua, koka e një prej varësve serialë më të frikshëm të Evropës ende të tmerron, në kavanozin e xhamtë ku ruhet nga shkencëtarët.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fytyra e Diogo Alves vijon të qëndrojë e ruajtur në enën ku u la 180 vjet më parë, pas dënimit me prerje koke për vrasjen e më shumë se 70 njerëzve në Portugali.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Alves i njohur ndryshe si “Vrasësi i Ujësjellësit” – u zinte pritë viktimave të tij nga ura 70-metra e lartë e ujësjellësit, para se t’i grabiste e t’i vriste.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ai më pas hidhte viktimat duke i shtyrë nga lartësia për të bërë të dukej se kishin kryer vetëvrasje, në një skemë që fillimisht funksionoi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Por pas vdekjes e grabitjeve të më shumë se 70 viktimave maniaku u kap dhe u dënua nga populli.

Tashmë koka e vrasësit rri në ujin e uthullës teksa vijon të shikojë jashtë kavanozit me sytë e tij shpues.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Mbetjet e ruajtura më së miri gjenden në ekzibicionin anatomik të universitetit të mjekësisë së Lisbonës në Portugali.

Por Alves pas vrasjeve në sistemin e ujësjellësit nisi grabitjet e shtëpive dhe banorëve të tyre.

Ai ishte një nga kriminelët e fundit që u dënua me prerje koke në Portugali, dhe veprimet e tij barbare nxitën shkencëtarët asokohe të kërkonin të studionin trurin e sëmurë të vrasësit.

Por megjithatë nuk duket se studimet e trurit të tij u kryen dhe koka është kthyer vetëm në një objekt të famshëm kurioziteti apo një suvenir i laboratorit të universitetit.

Në vitin 1841 shkencëtarët besonin se aspeket e karakterit të njeriut fshiheshin të truri apo forma e kafkës, në një kohë kur sot është konfirmuar natyra e pagjurmueshme e ndërgjegjies së njeriut, dhe e ADN-së së tij të shpërndarë në të gjithë trupit, që është gjithnjë në ndryshim.

Studiuesit nuk zbuluan kurrë çfarë e shtynte atë në serinë e pafund të vrasjeve apo arsyen se përse kishte blerë një celës të rremë për hyrjen në urën në ujësjellësit.

Përkrah kokës së tij gjendet dhe kafka e Francisco Mattos Lobo.

Ky i fundit ishte gjithashtu një vrasës si Alves që grabiti e masakroi një familje në vitin 1841.

Kufomat e universitetit të Lisbonës mund të vizitohen nga studentët e mjekësisë dhe zakonisht nuk janë të hapura për publikun./tch


Related Articles

Back to top button