AKTUALITET

“Kokainë në vend të picës me pene arrabiata”/ Vrasja e pronarit nga shqiptari, si u zbulua trafiku i drogës në tre shtete 


Ishte prill i vitit 2020, kur në qendër të Strombeek-Bever në Belgjikë ndodhi një vrasje në mes të ditës, ku protagonist ka qenë një shqiptar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pronari 42-vjeçar i një picerie u qëllua për vdekje në biznesin e tij. Nuk flitej për një grabitje. Agresori ka hyrë, ka hapur zjarr dhe është larguar. Dëshmitarët kanë parë që autori nxori një motor të palosshëm nga bagazhi, para se t’i vendoste flakën makinës. Në bazë të përshkrimit të dëshmitarëve, autori u arrestua shpejt. Policia shkoi më pas në një tjetër hetim. Ata gjetën kokainë në vend të picës de pene arrabiata.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shitja e picave dhe arrabiata penne ishte në të vërtetë vetëm një ‘punë dytësore’. Në fund të fundit, kokaina jepte shumë më tepër. Vrasja rezultoi të ishte një llogari në mjedisin e drogës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Hetuesit hartuan një rrjet që importonte kokainë nga Holanda dhe e kontrabandonte atë në Itali nëpërmjet Strombeek-Bever. Banda kishte ndërtuar një ndarje të fshehur në makinën e tyre për këtë. Kjo ka lejuar që droga të sillet në Itali pa u zbuluar. Dhe në vend të kësaj, paratë e gatshme u kthyen në Belgjikë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nuk është ende e qartë se çfarë kishte ndodhur saktësisht apo çfarë shkoi keq që pronari i picerisë duhej të eliminohej.

Gjatë kontrolleve të shtëpive në Itali, në Bruksel dhe Strombeek-Bever u arrestuan gjithsej 12 persona dhe u sekuestrua një ngarkesë kokaine. Çështja doli në dhomën e këshillit javën e kaluar me qëllim referimin në gjykatën penale, por mbrojtja kërkoi akte hetimore shtesë. Tani dosja i kthehet gjyqtarit hetues.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button