KRONIKËVIDEO

“Kokë më kokë” me kamionin, ja videoja e aksidentit në aksin Elbasan-Librazhd


Një aksident i rëndë ndodhi një ditë më parë në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”. Të plagosur mbetën dy persona, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Siç duket qartë edhe në videon e bërë publike nga Harta Higjitale e Aksidenteve Rrugore, makina ka dalë nga korsia e saj dhe më pas përplasur kamionin, duke u bërë shkak edhe për aksidentin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

‘Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.  Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- thuej në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button