KRONIKËSTAR CHANNEL

Kolegët stakuan linjën e gabuar, vdes tragjikisht elektricisti 32-vjeçar në Divjakë – la pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e djeshëm komunitetin e Mërtishit në Divjakë, ku 32-vjeçari Xhulio Shtëmbari, punonjës i OSHEE-së, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme teksa ishte në krye të detyrës.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Shtëmbari po punonte për riparimin e një linje elektrike 10 mijë kilovolt që lidh zonën e Mërtishit me Gradishten, kur u godit fatalisht nga energjia elektrike. Sipas të dhënave paraprake, ai ishte ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë, duke menduar se linja ishte çaktivizuar, ashtu siç parashikojnë protokollet e sigurisë. Por në mënyrë tragjike, segmenti ku ai po punonte ishte ende aktiv.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Hetimet paraprake tregojnë se një gabim i rëndë teknik bëri që të çaktivizohej një linjë tjetër, duke lënë me energji pikërisht linjën ku ndodhej 32-vjeçari, i cili humbi jetën në vend.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Për këtë ngjarje të rëndë, Policia e Divjakës ka arrestuar dy punonjës të tjerë të OSHEE-së, Xhezmi Haliti, 60 vjeç, dhe Arben Presheva, 57 vjeç, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Xhulio Shtëmbari la pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël. Familja e të ndjerit ka kërkuar drejtësi për humbjen e tij të parakohshme dhe tragjike. Një jetë e re u shua për shkak të një pakujdesie të pafalshme, duke sjellë dhimbje të thellë dhe tronditje në gjithë komunitetin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button