AKTUALITETART & KULTURSTAR CHANNEL

Komedia “Pleqëri me kusure” e autorit fierak Odise Plaku pritet me ngrohtësi dhe duartrokitje në Teatrin “Bylis”

Është pritur me ngrohtësi dhe duartrokitje loja e aktorëve të teatrit “Bylis” në komedinë “Pleqëri me kusure” të autorit fierak Odise Plaku.

Reklama në FieriWeb

Ajo është një komedi që sjell përmes humorit jetën e përditshme të moshës së tretë. Minuta të tëra ngacmuan spektatorin me ndodhitë brenda shtëpisë së Margaritës dhe Viktorit dhe komshiut të tyre, Lefterit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Shqetësime, gëzime, xhelozi në moshë të vonë, të fshehta, intriga, dyshime dhe më në fund një enigmë që zgjidhet. Të moshuar, por me dëshirën e bukur për të pasur një jetë të lumtur dhe të qetë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Një mesazh fisnikërie nga aktorët e teatrit “Bylis”, Astrit Hasani, Miola Sitaj dhe Klajdi Marku, në komedinë “Pleqëri me kusure”, punuar në regjinë e Eliona Thomaraj.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Përmes kësaj vepre përcillet mesazhi që pleqëria nuk është fundi i rrugës, por një fazë që ka dashurinë, mençurinë, humorin dhe kujtimet e veta.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Kjo komedi është një thirrje për t’i parë të moshuarit me më shumë respekt dhe për të ruajtur humorin si një mënyrë për të jetuar më lehtë.

Në thelb, kjo është një histori shumë njerëzore. Komedia përqendrohet rreth një çifti mësuesish në pension, Margarita dhe Viktori, që përballen me sfidat e përditshme të pleqërisë. Përballë tyre është komshiu i tyre kurioz, Lefteri, i cili iu dëgjon bisedat përmes murit ndarës.

Nga kjo situatë e përditshme lindin momente të papritura, batuta, keqkuptime dhe shumë situata komike. Por, përtej të qeshurës, është edhe një marrëdhënie e bukur, njerëzore, që përçon ngrohtësi.

Kjo vepër për autorin Odise Plaku shënon një rrugëtim në krijimtarinë skenike pas sukseseve të njohura jo vetëm në skenat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button