POLITIKËRAJONISTAR CHANNEL
Komisionerja e zgjerimit Marta Kos: Shqipëria dhe Maqedonia përfitojnë parafinancim nga BE, nxitje për reformat kyçe

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos në një mesazh në rrjetin soxial X ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së!
“Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësuar jetën e qytetarëve dhe afruar vendet më shumë me BE-në”, shkruan komisionerja Kos.
Mesazhi i plotë
“Urime për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësuar jetën e qytetarëve dhe afruar vendet më shumë me BE-në”, ka shkruar Kos.