AKTUALITETSTAR CHANNEL

Konfiskohet pallat në Tiranë, u ndërtuan kate pa leje dhe objekti përdorej pa certifikatë

Një objekt banimi dhe shërbimi në rrugën “Llukë Kaçaj”, në Njësinë Administrative nr. 4 në Tiranë, është konfiskuar për interes publik pas një aksioni të përbashkët të Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkia Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, nga verifikimet e kryera rezultoi se objekti ishte ndërtuar në kundërshtim me lejen përkatëse, pasi ishin shtuar kati i 10-të, kati i 11-të dhe një pjesë e katit të 12-të në një godinë të miratuar si 9-katëshe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet konstatuan gjithashtu se objekti ishte vënë në shfrytëzim pa certifikatë përdorimi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Referuar Aktit Normativ nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi i konstatuar rezultoi mbi pragun ligjor prej 10%, çka solli masën e konfiskimit për interes publik.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa strukturat e hetimit ekonomik-financiar dhe shërbimet e Komisariatit nr. 4 në Tiranë kishin referuar më herët disa materiale procedurale për shkeljet e konstatuara në këtë objekt.

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit thekson se do të vijojë bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe krimeve kundër mjedisit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button