KRONIKËSTAR CHANNEL

Konflikt në Boçovë të Levanit: 14 familje përballen me firmën që kërkon të ndërtojë panele diellore në 10 hektarë tokë bujqësore

Fier – Në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan ka shpërthyer një konflikt i ashpër mes 14 familjeve dhe një firme private, pasi rreth 10 hektarë tokë bujqësore, të punuar prej më shumë se 30 vitesh, po pretendohet nga kompania për ndërtimin e paneleve diellore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas banorëve, ata kanë akte përdorimi, kontrata të vjetra, pagesa taksash dhe dokumente të vulosura nga ish-komunat, ndërkohë që prej dy dekadash nuk kanë mundur të pajisen me certifikatë pronësie. Ata akuzojnë institucionet se u kanë dhënë përgjigje të njëpasnjëshme negative, ndërsa kompania private është pajisur me certifikatën e pronësisë brenda një viti.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ne kemi 20 e ca vite që kërkojmë certifikatën dhe na thonë çdo herë një arsye. Firma i mori të gjitha letrat për 12 muaj. Si ka mundësi?” – deklaron një prej banorëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Screenshot 20251202 104151 gallery5766871427651140905

Situata në terren është tensionuar, pasi kompania “Bervi Construction” ka sjellë makineri për të nisur punimet. Banorët thonë se mjetet janë të sigluara nga firma “Salillari”, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet mbi mënyrën e pajisjes me dokumente.

Reklama në FieriWeb

Banorët theksojnë se nuk do të lejojnë asnjë punim në tokat e tyre dhe paralajmërojnë protesta nëse makineritë zbresin në parcela.

Ata kërkojnë nga institucionet të sqarojnë:

  • kush e ka pajisur kompaninë me certifikatën e pronësisë;
  • nëse janë verifikuar dokumentet historike të banorëve;
  • përse një sipërfaqe e kategorizuar si “tokë buke” përdoret për panele diellore.

Banorët i bëjnë thirrje shtetit të zbresë në terren dhe të verifikojë çdo dokument, ndërsa theksojnë se nuk do të dorëzojnë tokën e punuar me djersë për më shumë se 30 vjet.

Related Articles

Back to top button