KRONIKËSTAR CHANNEL

Konflikt te “Syri i Kaltër”, arrestohet një 43-vjeçar pasi plagosi administratorin e një subjekti me qira biçikletash

Një konflikt i ndodhur mesditën e kësaj të diele në parkimin e zonës turistike të “Syrit të Kaltër” ka përfunduar me një të arrestuar dhe tre persona të proceduar penalisht.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Parkimi i Syrit të Kaltër”, ku një mosmarrëveshje për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete me qira degradoi në dhunë fizike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka goditur me sende të forta administratorin e subjektit të biçikletave me qira, A. L., 27 vjeç. Si pasojë e goditjeve, 27-vjeçari ka pësuar fraktura dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Policia bëri të ditur se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe shtetasit A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

Reklama në FieriWeb

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, A. H., 45 vjeç, S. Ç., 20 vjeç, si dhe administratori i subjektit A. L., 27 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shërbimet e Policisë së Sarandës ndërhynë menjëherë pas njoftimit për konfliktin, duke shoqëruar në komisariat të gjithë personat e përfshirë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button