KRONIKËSTAR CHANNEL

Konflikti në “Ali Dem”, reagon PSD: Incidenti s’ka lidhje me zyrën tonë elektorale, asnjë nga anëtarët tonë i përfshirë

Lidhur me konfliktin e ndodhur sot në Tiranë në rrugën Ali Demi, pranë zyrës elektorale të subjektit PSD, ka ardhur një reagim sqarues nga vetë kjo parti politike.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Ata shprehen se konflikti ka ndodhur pranë ambjenteve të zyrës elektorale, por nuk ka lidhje me partinë dhe asnjë prej simpatizantëve apo anëtarëve të partisë nuk është përfshirë në konflikt.

Reagimi i PSD:

Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. 

Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Siç duket nga pamjet e siguruara dera prej xhami e zyrës elektorale është dëmtuar dhe sipas policisë, dyshohet se është thyer me sende të forta.

Gjithashtu, raportohet se shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button