KRONIKËSTAR CHANNEL

Konflikti në Orikum/ Përplasja mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës dyshohet se lidhet me një pronë në Palasë, 10 persona të armatosur në hotel

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me përplasjen e ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në një hotel në Orikum, ku biznesmeni Vasil Bedinaj denoncoi se ishte kërcënuar nga një grup prej rreth 10 personash të armatosur.

Sipas burimeve, konflikti ka qenë mes dy biznesmenëve, Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës, ndërsa në qendër të përplasjes dyshohet se qëndron një çështje pronësie në Palasë, ku po zhvillohet një projekt për ndërtimin e një resorti.

Reklama në FieriWeb - “”

Burime bëjnë me dije se Luan Muça, pronar i “Delta Group” dhe “Deutsch Color”, ka qenë në ambientet e hotelit të Vasil Bedinajt në momentin kur ka nisur përplasja.

Më pas, në zonë raportohet se kanë mbërritur edhe rreth 10 persona të armatosur. Sipas burimeve, bëhet fjalë për punonjës të kompanisë private të sigurisë “SWAT Security”, në pronësi të Madrit Lleshajt. Kompania rezulton të jetë e kontraktuar nga Muça për garantimin e sigurisë në bizneset e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fillimisht, pas ngjarjes, Bedinaj ka pretenduar se konflikti lidhej me një gjobë. Megjithatë, burimet bëjnë me dije se shkak i përplasjes mes dy biznesmenëve dyshohet të jetë një konflikt për një pronë në Palasë, ku po zhvillohet një resort.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në një zonë të frekuentuar të Orikumit, duke shkaktuar alarm tek qytetarët dhe pushuesit që ndodheshin në zonë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka ndërhyrë pas njoftimit për konfliktin dhe ka shoqëruar persona të përfshirë në ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar të gjithë dinamikën e përplasjes, identifikuar personat e armatosur dhe përcaktuar përgjegjësitë e secilit.

Hetimet pritet të hedhin dritë edhe mbi konfliktin e pronës në Palasë dhe lidhjen e tij me përplasjen e sotme në Orikum.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button