KRONIKËSTAR CHANNEL

Konflikti në Sarandë në kufijtë e skandalit, 4 efektivë policie dhe 1 ish-efektiv të përfshirë në ngjarje, sekuestrohen gëzhoja pistolete

Katër efektivë policie dhe 1 ish-efektiv rezultojnë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, ka degjeneruar në përplasje me armë e sende të forta.

Burime bëjnë me dije se deri tani janë identifikuar 12 persona si të përfshirë në ngjarje, mes të cilëve edhe dy personat e dëmtuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas burimeve, të dëmtuar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, janë shoqëruar në Komisariat.

Në vendngjarje mësohet se janë gjetur gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë aty, por ka hasur në kundërshtim me dhunë dhe mos bindje, e për pasojë të dyshuarit janë larguar.

Nga dëshmitë e marra dhe kqyrja paraprake e pamjeve filmike, janë identifikuar disa prej personave të përfshirë. Rezulton se 4 prej tyre janë efektivë policie dhe njëri ish efektiv.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ata janë Alvaro Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Himarë, Kidi Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Ergis Sulejmani, efektiv i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë në Tiranë.

I përfshirë rezulton edhe Igli Duka, ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë, i arrestuar më pas në Skoci pasi u kap në një ndërtesë ku kultivohej marijuanë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Veç pesë personave të mësipërm, janë identifikuar edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani e Duka si dhe një shtetas me mbiemër Cocka.

Deri tani mësohet se janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Sarandës dy nga shtetasit e identifikuar, konkretisht Alvaro Sulejmani e Beqir Cocka, ndërkohë është paraqitur edhe një person tjetër, Mihal Sulejmani.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Policia vazhdon kqyrjen e kamerave të sigurisë por edhe të vendit të ngjarjes për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e personave të kërkuar./BW

Related Articles

Back to top button