AKTUALITETKRONIKË

Kontakte me eksponentë të krimit, izolohen në ‘41 bis’ dy të dënuarit përjetë, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha

Janë izoluar në regjimin e posaçëm ‘41 bis’ dy të dënuarit përjetë, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha. Këta të fundit dyshohet se kanë komunikime dhe mbajnë lidhje me njerëz të krimit jashtë burgut.

Mbrëmjen e djeshme në orën 02:00 të natës është kryer mbyllja e tyre në 41 biss. Verifikimet janë kryer nga Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve që ka ngritur dhe dyshimet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Urdhri është ekzekutuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ndërsa Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, gjatë tentativës për të grabitur një varëse floriri nga qafa.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button