Kontrabandë hidrokarburesh në Fier, arrestohen 2 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Liquid”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave.
Në aksin rrugor “Fier-Mbrostar” u ndalua një autobot që transportonte lëndë hidrokarbure pa dokumentacion, me drejtues shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Patos, i cili u arrestua në flagrancë.
Nga hetimet rezultoi se hidrokarburet ishin ngarkuar në një ambient në pronësi të shtetasit M. M., 58 vjeç, banues në Fier, gjithashtu i arrestuar, dhe se do të magazinoheshin në një ambient të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan autoboti dhe lënda hidrokarbure.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.




