AKTUALITETKRONIKË

Kontrabandë, pastrim parash trafikim droge/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ago Gjolaj, pronar i “8S2” e “Bavaria”


Prokuroria ka vendosur sekuestro ndaj pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ago Gjolaj pasi akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’. Prokuroria e Shkodrës bë me dije se Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

‘Kjo prokurori, ka regjistruar procedimin penal nr.1042 datë 27 Korrik 2017 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Policinë e Shtetit rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit të administruar bazuar në ligjin nr.108 datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulton se shtetasi Ago Gjolaj, ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gruaja e biznesmenit, Sonela Gjolaj, më datë 12 prill 2018 ka nënshkruar kontratë për blerjen e një jahti me vlerë 300 mijë euro prej një shtetasi malazez S.J., i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Pas referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e cila është vënë në dijeni nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, se autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare Sonela Gjolaj, subjekt i lidhur me shtetasin A.Gj, pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash’, vijon më tej njoftimi i Prokurorisë Shkodër.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pasuritë e sekuestruar të Ago Gjolajt:

Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Show Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;

97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;

Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;

Ndërkohë biznesmeni është hedhur në gjyq edhe nga “Arseni sh.p.k”, pasi është e vetmja kompani që ka eksluzivitetin për të eksportuar nga Holanda ë Shqipëri pijen “B52”, pije energjike që Gjolaj e ka falsifikuar duke e shitur si “8S2”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button