POLITIKËSTAR CHANNEL

Kontratë lobimi 6 mln dollarë në kompaninë pranë Trump?/ PD reagim zyrtar: Kontributi mbulohet 100% nga shqiptarët në SHBA

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të një kontrate lobimi në Shtetet e Bashkuara, me vlerë 6 milionë dollarë. Në një reagim zyrtar, PD sqaroi se pagesa është mbuluar tërësisht nga shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, si dhe nga demokratë të larguar nga Shqipëria në vitet e fundit.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Sipas PD-së, shërbimi i lobimit është kontraktuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again”, me qëllim forcimin e marrëdhënieve të Partisë Demokratike me Kongresin dhe Qeverinë amerikane.

Kontrata është lidhur me kompaninë “Continental”, drejtuar nga ambasadori Carlos Trujillo, i njohur si një figurë e afërt me ish-presidentin Donald Trump dhe për qëndrimet e tij të ashpra antikomuniste.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Partia Demokratike thekson se ka dhënë miratimin për këtë bashkëpunim në përputhje të plotë me ligjet e Shqipërisë dhe SHBA-së, por nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që rrjedh nga marrëveshja.

Në përfundim, PD falenderoi komunitetin shqiptaro-amerikan për mbështetjen dhe angazhimin në ndihmë të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reagimi i plotë i PD:

Komuniteti shqiptaro amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për te ndihmuar ne konsolidimin e marrëdhënieve miqësore te Partisë Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA. Synimi i bashkatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD me aleatin kryesor te Shqipërisë për te rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e te drejtës ne Shqiperi.

Kompania “Continental” drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump dhe si antikomunist i palekundur ne qëndrimet e tij!

Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marre përsipër 100% nga patriote shqiptare qe jetojnë dhe punojnë prej dekadash ne SHBA si dhe demokrate te tjerë te larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak te regjimit te Edi Rames!

Partia Demokratike duke falenderuar demokratet antikomuniste te komunitetit shqiptaro – amerikan për bujarinë dhe e patriotizmin e tyre sqaron opinionin publik se ndonëse ka dhënë dakordesine për marrjen e këtij shërbimi ne përputhje te plote me ligjet e te dy vendeve, nuk ka asnjë barre financiare apo detyrim kontraktual qe lind nga kjo marrëveshje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button