KRONIKËSTAR CHANNEL

Korçë/ Finalizohet operacioni antidrogë “Befasia 2”, në pranga dy të rinj, sekuestrohen Cannabis Sativa dhe fara

Pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Befasia 2”, në kuadër të të cilit janë arrestuar dy persona të dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë H. C., 28 vjeç, banues në fshatin Bilisht, dhe Sh. D., 27 vjeç, banues në fshatin Eçemenik.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë.

Sipas Policisë, shërbimet kanë lokalizuar dhe ndaluar në rrugën e fshatit Eçemenik një automjet me drejtues 28-vjeçarin H. C. dhe pasagjer 27-vjeçarin Sh. D.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti një qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Sipas uniformave blu, dy të dyshuarit kanë tentuar ta hedhin qesen nga automjeti në momentin që janë afruar punonjësit e Policisë.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e shtetasit H. C., ku u gjet një tjetër qese me fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Lënda e dyshuar narkotike, farat dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button