KRONIKËSTAR CHANNEL

Korçë/ Ndihmonte refugjatët të kalonin nga Greqia në Shqipëri, përfundon në pranga 18-vjeçari nga Siria

Policia Kufitare e Korçës finalizoi operacionin e koduar “Lugina 2”, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi sirian Muhamed Hamad, 18 vjeç, i cili u kap gjatë natës në fshatin Vidohovë, duke shoqëruar gjashtë emigrantë nga Egjipti dhe Siria, katër prej të cilëve ishin të mitur. Sipas hetimeve, i riu organizonte kalime të paligjshme nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas në Mal të Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe Prokurorinë e Korçës, bazuar në inteligjencën policore, kishte zhvilluar prej muajsh hetime mbi aktivitetin e këtij shtetasi. Rezultatet treguan se ai ishte përfshirë në disa tentativa të mëparshme, ku emigrantët janë kapur nga policia në përpjekje për të kaluar kufirin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button