KRONIKËSTAR CHANNEL

Korrupsioni në Policinë Rrugore! SPAK çon në gjyq oficerët Roven Zeka, Sokol Novaku e Edison Tabaku

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka, duke e dërguar dosjen në gjykatë.
Bashkë me Zekën në akuzë janë edhe dy punonjës të tjerë të policisë, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

SPAK ka marrë të pandehur gjithashtu Ergest Vrionin dhe Bledi Belbën.
Dosja, e cila përmban akuzat për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve të drejtësisë, do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Roven Zeka dhe Sokol Novaku ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Zeka u arrestua më 19 prill 2025, me urdhër të SPAK-ut, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, në kuadër të një çështjeje korrupsioni.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Roven Zeka, Edison Tabaku (oficer i policisë gjyqësore) dhe Sokol Novaku (shef i sektorit të aksidenteve) dyshohet se kanë marrë para nga një grua që kishte shkaktuar një aksident, me qëllim që çështja të mos i referohej prokurorisë dhe të mos niseshin hetime për ngjarjen.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button