KOSOVASTAR CHANNEL

Kosova 17 vjet shtet, bëhet ngritja solemne e flamurit/ Osmani dhe Kurti: S’ka asgjë që mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane

Krerët shtetërorë në Kosovë kanë kujtuar të hënën sakrificën shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit, në 17-vjetorin e pavarësisë.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Osmani tha se “nuk ka asgjë që mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Është po ashtu një ditë kur ne u themi nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që sot ne së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike, duke filluar nga arkitekti i pavarësisë, presidenti historik dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në e deri te secili qytetar i republikës sonë që sakrifikoi me mund e me gjak në mënyrë që sot të  gëzohet kjo ditë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që do të mund ta ndalë republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane dhe të përjetshme, urime”, tha Osmani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ekonomia e Kosovës “është trefish më e madhe sesa para 17 vjetëve por në të njëjtën kohë jemi shembull për siguri”.

Dimër i ftohtë por zemrat e ngrohta teksa urojmë njëri tjetrin për 17 vjetorin e 17 shkurtit, shpalljes së pavarësisë së Kosovës si shtet sovran demokratik, me integritet territorial, me progres social, me avancim demokratik dhe me rritje shembullore ekonomike.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ekonomia e Kosovës është trefish më e madhe sesa para 17 vjetëve, por në të njëjtën kohë edhe jemi shembull për siguri, jo vetëm në rajonin e Ballkanit, kur kemi parasysh të drejtat e qytetarëve, mirëqenien e tyre, entuziasmin popullor dhe sukseset e republikës sonë, që janë suksese të popullit, të institucioneve por edhe të partnerëve”, tha Kurti./ Kosovapress

Related Articles

Back to top button