AKTUALITETKOSOVASTAR CHANNEL

Kosova nuk gjen qetësi! Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, dëmtohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Reklama në FieriWeb - “”

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani.

Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button