POLITIKËSTAR CHANNEL

“KQZ nuk ofron regjistrim në terren”/ Vota e diasporës, Celibashi: S’kemi autorizuar asnjë person, kush i konstaton t’i denoncojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se regjistrimi për të votuar në diasporë bëhet vetëm online dhe jo në terren.

Reklama në FieriWeb

Reagimi i Celibashit 

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në www.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.

Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.

KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit.

Related Articles

Back to top button