POLITIKËSTAR CHANNEL

KQZ nuk regjistron partinë e Lulzim Bashës me kryetar Endri Hasën, Celibashi: Ju pres deri të hënën!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar “Koalicion Euroatlantik”, parti e së cilës është pjesë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Këtë të mërkurë, KQZ ka marrë vendimin për mos regjistrimin e partisë së Bashës duke theksuar se kreu i “Koalicionit Euroatlantik”, Endri Hasa nuk është kryetar me vendim të formës së prerë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë nga ana tjetër Koalicioni Euroatlantik i ka kërkuar kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim që të marrin vendimin e Apelit lidhur me emërimin e kryetarit Endri Hasa në krye të kësaj force të re politike.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“E kemi të pamundur të sjellim vendim të formës së prerë. Na prisni deri të hënën. Afatet u përshpejtuan dhe ne kemi nevojë për kohë”, thanë përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantik.

Reklama në FieriWeb

Kërkesë me të cilën Celibashi u dakordësua duke iu thënë përfaqësuesve të Koalicionit Euroatlantik se ditën e hënë të dorëzojnë vërtetimin nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra.

“Ju pres të hënën, dua vërtetim nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra”, mësohet të ketë thënë Celibashi.

Related Articles

Back to top button