AKTUALITETSTAR CHANNEL

Kremtimi i Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Apoloni, dhjetëra besimtarë marrin pjesë në ceremoninë fetare

Dhjetëra besimtarë të krishterë nga Fieri dhe zonat përreth janë mbledhur mëngjesin e 15 gushtit në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Apoloni, për të kremtuar një prej festave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ceremonia fetare është zhvilluar nën drejtimin e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Fierit, imzot Nikollës, ndërsa besimtarët kanë marrë pjesë në shërbesat e shenjta kushtuar kësaj dite.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, e njohur nga besimtarët edhe si “Marrja”, përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Zotit, Jisu Krisht. Kjo e kremte njihet edhe si “Pashka e verës” dhe paraprihet nga një periudhë dyjavore përgatitore me kreshmë dhe lutje.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në Manastirin e Apolonisë, atmosfera ka qenë e veçantë. Besimtarët kanë ndezur qirinj, janë lutur dhe kanë ndjekur shërbesat fetare, duke e kthyer 15 gushtin në një ditë të rëndësishme shpirtërore dhe pelegrinazhi për komunitetin ortodoks të zonës.

Reklama në FieriWeb

Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Apoloni përbën një nga dëshmitë e rëndësishme të trashëgimisë së krishterë në trevën e Fierit. Kisha daton në shekullin XIII dhe ndodhet brenda Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në një hapësirë ku ndërthuren gjurmët e qytetërimit të lashtë me trashëgiminë e krishterë.

Apolonia, një prej qyteteve më të rëndësishme të antikitetit në territorin shqiptar, vijon të jetë një pikë e rëndësishme pelegrinazhi, kulture dhe turizmi, duke tërhequr në këtë ditë si besimtarë, ashtu edhe vizitorë.

Në këtë ditë feste, besimtarët kanë përcjellë urimet për shëndet, paqe dhe mbarësi për familjet e tyre, ndërsa Manastiri i Apolonisë ka qenë një prej qendrave kryesore të besimit dhe pelegrinazhit në qarkun e Fierit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button