Kreshpan, Fier | Konflikt familjar me dhunë, 43-vjeçari arrestohet, një tjetër në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. M., dhe djalit të tij, shtetasit A. M., si dhe ka dëmtuar automjetin e tyre.
Në lidhje me këtë ngjarje, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, e cila gjatë konfliktit ka ndërhyrë duke ushtruar dhunë ndaj kunatit të saj, shtetasit A. M. (i arrestuar), dhe babait të tij, shtetasit F. M.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 22 vjeç, i afërm i tyre, pasi gjatë konfliktit ka qëlluar në ajër me një armë gjahu, të cilën e posedonte pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




