AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNEL
“Krienko Jeans” dhuron dashuri dhe gëzim për të moshuarit në Fier

Në prag të festave, kompania e njohur “Krienko Jeans”, nën pronësinë e z. Krienko Mema, ka dhuruar dashuri dhe përkujdesje për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier.
Një automjet i mbushur me veshje dhe ëmbëlsira arriti në ambientet e këtij institucioni, duke sjellë gëzim dhe ngrohtësi për nënat dhe gjyshërit. Në këtë aktivitet të veçantë ishte i pranishëm vetë presidenti i kompanisë, Krienko Mema, i cili u prit nga drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, znj. Dorina Qirjazi Gjino, së bashku me stafin dhe banorët.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ky gjest human ka rikthyer buzëqeshjen dhe ka sjellë frymën e festave për më të moshuarit, duke shërbyer si shembull frymëzues i solidaritetit dhe dashurisë për komunitetin.