KOSOVA
Krim i rëndë në familjen shqiptare. Burri vret gruan dhe djalin e më pas veten
Kosovë- Tragjedi në një familje kosovare. Burri vret gruan dhe djalin e më pas edhe veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rufc i ri në Lipjan.
Ende nuk dihen rrethanat e krimit së rëndë teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Pas marrjes së njoftimit policia ka gjetur tre trupat e pajetë brenda në banesë
Policia informon se ‘rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.
Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” deklaruan nga Policia për mediat e Kosovës.